Shëndetësi
Disa receta dhe maska natyrale për të larguar pikat e zeza dhe shenjat në fytyrë
Çdokush prej nesh do të dëshironte që të kishte një lëkurë të pastër dhe të bukur, prandaj është e rëndësishme që të kujdeseni çdo ditë për të. Mënyrat më të mira janë ato natyrale.
Prandaj edhe ne do t’ju tregojmë disa të tilla, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë kurdoherë që lëkura e fytyrës suaj ka probleme.
Limon + mjaltë + sheqer
Prisni një limon në gjysmë dhe mbulojeni më pas sipërfaqen e prerë me mjaltë.
Pastaj lyeni gjysmën e limonit me një sasi sheqeri dhe masazhojeni butësisht në zonat problematike këtë sfungjer me një lëvizje rrethore. Përsëriteni këtë ritual më shumë sesa njëherë në javë.
Vazelinë + qese plastike
Koha më e mirë për të përdorur këtë metodë është menjëherë pas dushit, duke qenë se poret e lëkurës suaj do të jenë të hapura. Filloni duke aplikuar vazelinën në zonën e prekur që duhet trajtuar.
Sapo të keni mbaruar me të, vendosni mbështjelljen plastike mbi vazelinë. Më pas merrni një peshqir të nxehtë dhe lëreni të ftohet deri në temperaturën e dhomës, duke e përdorur për të hequr vazelinën. Bëjeni këtë maskë një ose dy herë në muaj.
Vaj kokosi + vajra esenciale
Në një kavanoz zbutni 1/4 filxhan vaj kokosi (10 deri në15 sekonda në mikrovalë). Pastaj kombinoni vajin e kokosit me 10 pika lëng limoni, livando dhe çaj, duke i përzier mirë së bashku.
Lërini për pak çaste ashtu, derisa të jetë gati. Me pak pambuk, aplikojeni maskën në lëkurën tuaj në mëngjes dhe mbrëmje. Përzierja duhet të ruhet në një kavanoz të mbyllur në temperaturën e dhomës.
Kanellë + miell tërshëre
Përzieni një lugë çaji miell tërshëre me të njëjtën sasi pluhuri të kanellës.
Shtoni pak ujë të ngrohtë.
Përzierja duhet të jetë një krem shumë i trashë.
Butësisht aplikojeni këtë përzierje me majat e gishtave në fytyrën tuaj. Mbajeni për rreth 1 minutë dhe pastaj lani fytyrën tuaj me ujë të ftohtë.
Aloe vera + baltë e bardhë + vajra esenciale
Filloni duke pëzier së bashku 2 lugë të baltës së bardhë dhe 1 lugë çaji xhel aloe vera.
Pastaj shtoni 1 lugë çaji me ujë të distiluar dhe 3 pika vaj livando. Në një tas xhami ose qeramike, përzieni të gjithë përbërësit.
Aplikoni maskën në fytyrë me një sfungjer ose furçë dhe lëreni të qëndrojë për rreth 10 minuta.
Lani me ujë të ngrohtë fytyrën. Kjo maskë mund të përdoret dy herë në muaj.