Connect with us

Djaloshi me “qafë të thyer” më në fund mund të shoh botën “drejtë”! (Foto)

Shëndetësi

Djaloshi me “qafë të thyer” më në fund mund të shoh botën “drejtë”! (Foto)

Një nxënës i cili ka jetuar me kokën e tij të varur në një anë, më në fund ka realizuar ëndrrën e tij – që të shoh botën “drejtë”, sikurse të gjithë shokët e tij.

Mahendra Ahirwar, 13, ka një gjendje të rrallë, gjendje e cila bëri që muskujt e qafës së tij të varen nga njëra anë, përcjell Telegrafi.

Një gjendje e tillë e qafës së tij nënkuptonte edhe se ai ishte i detyruar që të qëndronte vetëm ulur – ai nuk mund të hante apo të ecte vetë, gjëra për të cilat gjithashtu i nevojitej ndihma e të tjerëve.

Por jeta e Mahendras është transformuar në sajë të një të huaji, një nëne të dy fëmijëve nga Liverpooli, rreth 4 mijë kilometra larg nga ku jetonte Mahendra.

Ajo, pasi kishte lexuar historinë e tij dhuroi rreth 12 mijë funte, për një operacion për të drejtuar qafën e tij.

E falë kësaj, tani Mahendra mund të bëjë të njëjtat gjëra sikurse të gjithë fëmijët e tjerë të moshës së tij – të shkojë në shkollë.

Babai i tij Mukesh, 41, ka thënë për MailOnline: “Kjo është një mrekulli! Qafa tij është e drejtë; dhe jeta e tij është aq shumë e ndryshme”.

Mahendra, nga Madhya Pradesh, India qendrore, kishte lindur me një qafë normale, por deri sa rritej, kockat e tij bëheshin më të dobëta dhe qafa e tij filloi të “lakohej”. /Telegrafi/

Djaloshi i fotografuar në spital, së bashku me Julie, e cila ofroi 12 mijë funte për operacionin e tij

ww3

ww4

ww5

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top