Morrat nuk janë vdekjeprurës, por sigurisht që mund të shkaktojnë inflamacion të keq dhe kruajtje. Ato shumëfishohen me shpejtësi dhe gjithmonë ekziston rreziku i infektimit. Shampot kundër morrave janë të kushtueshme dhe nuk i eliminojnë plotësisht ato. Kjo është arsyeja se pse ne ju sugjeorjmë të provoni këtë ilaç dhe t’u thoni lamtumirë morrave.

Përbërësit:
Shpëlarës goje (Listerinë)
Uthull e bardhë
Krehër flokësh i imët
Qese plastike

Udhëzime: 
Së pari lageni kokën me shpëlarës goje dhe mbulojeni me një qese plastike. Lëreni të veprojë për një orë. Aroma e fortë e tij i vret morrat. Shpëlajini më pas me uthull të bardhë për t’i hequr plotësisht. Mbulojini sërish me një qese plastike. Lajini flokët me shampoo si zakonisht dhe krihini me një krehër të imët. Ky është një trajtim efikas që nuk shoqërohet me efekte anësore.