Connect with us

Drama e 21-vjeçares nga Fushë-Kruja: I vdes foshnja në muajin e 8-të pasi piu 40 paracetamolë

Lajme

Drama e 21-vjeçares nga Fushë-Kruja: I vdes foshnja në muajin e 8-të pasi piu 40 paracetamolë

Një 21-vjeçare nga Fushë-Kruja, shtatëzënë në muajin e tetë, kishte udhëtuar ditën e mërkurë drejt Tiranës për të marrë mjekim pas konsumimit një sasie të madhe ilaçesh me qëllimin për të abortuar.

Vajza me inicialet S.Z është paraqitur rreth orës 18:00 në një nga maternitetet e Tiranës për të lindur. Ndërhyrja e mjekëve ka rezultuar në nxjerrjen e trupit të fëmijës, por tepër vonë, pasi ai kishte vdekur. Ndërkohë, nëna e fëmijës është nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të rëndë shëndetsore.

Balkan Web shkruan se dy ditë më parë vajza ka pirë rreth 40 paracetamolë dhe është paraqitur vetë tek mjekët, të cilëve u ka treguar veprimin që kishte bërë. Mjekët e kanë marrë menjëherë nën kujdes, por foshnja s’ka mbijetuar dot.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top