Connect with us

A duhet të flemë pasdite?

Shëndetësi

A duhet të flemë pasdite?

Një dilemë e përjetshme ka të bëjë edhe me pyetjen të flemë, apo të mos flemë pasdite?

Përgjigjja është po, por vetëm gjysmë ore dhe assesi me barkun plot.

Shumë njerëz e kanë të vështirë të zgjohen herët në mëngjes, prandaj kanë nevojë për gjumë të pasdites.

Por, ky gjumë sjell pushim dhe relaksim vetëm kur nuk është tepër i gjatë, përcjell lajmi.net.

Nëse flemë gjysmë ore pasdite, do të zgjohemi të pushuar, të kthjellët dhe të aftë për aktivitete të ndryshme. Por, nëse flemë më gjatë, atëherë hyjmë në fazën e dytë të gjumit, e cila është më e ngadalshme dhe zgjat gjashtë orë. Kjo ndikon që të zgjohemi të rraskapitur.

Nëse gjumi i pasdites do të zgjaste gjashtë orë, atëherë ne do të ndiheshim të pushuar, por shtrohet pyetja, çka të bëjmë më pas gjatë natës? Kështu që, nëse doni të pushoni pasdite, bëjeni këtë shkurt.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top