Lajme
Dy persona të maskuar zbrazin kallashin ndaj tropojanëve, masakër në orët e vona të natës
Fatjon Markaj dhe Ermal Rosaj kanë mbetur të plagosur me kallashnikov në aksin rrugor që lidh Dushajn me Lekbibajn, pranë Tropojës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës”, rreth orës 22:00.
Dy të rinjtë të moshës 26 vjeç po udhëtonin me kamionçinë kur dy persona të maskuar i zunë pritë dhe shtinë drejt tyre duke i lënë të plagosur.
Si pasojë e bllokimit të armës së zjarrit, ata kanë shkuar drejt kamionçinës dhe i kanë goditur të rinjtë me qytën e armës.
Atentatorët më pas i kanë vënë flakën kamionit dhe janë larguar.
Motivet e kësaj ngjarjeje nuk janë zbardhur ende, por është mësuar se dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.