Connect with us

Dy shpërthime godasin Stambollin, raportohet për dhjetëra të vdekur

Lajme

Dy shpërthime godasin Stambollin, raportohet për dhjetëra të vdekur

Nga shpërthimi jashtë stadiumit të Klubit Futbollistik Beshiktash, në Stamboll të Turqisë kanë mbetur 13 persona të vdekur, raporton Retuers duke u bazuar në burimet e veta brenda organeve të sigurisë.

“Shpërthimi jashtë stadiumit të futbollit në Stamboll ka lënë të vdekur së paku 13 persona, sipas burimeve të sigurisë”, shkruan Reuters, transmeton Express.

Pak minuta me parë, ministri turk i Transportit, Ahmet Arsnal ka thënë se shpërthimi i sotëm në Stamboll ishte sulm terrorist.

“Dënoj sulmin terrorist në Beshiktash, dëshiroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në Twitter.

Një shpërthim ka ndodhur sot në afërsi të stadiumit të Beshiktashit “Vodafone Arena”, që ka lënë dhjetra të lënduar. Raportohet se shumica e të lënduarve janë policë.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur në afërsi të parkut Macka. Televizioni NTV raporton se sulmet kanë ndodhur rreth orës 10:30 sipas kohës lokale. Ky televizion turk po ashtu raporton se numri i të plagosurve është rreth 70.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka konfirmuar të dy sulmet por akoma autoritetet turke nuk kanë njoftuar zyrtarisht për numrin e viktimave.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Turqia kohët e fundit është goditur nga një seri e sulmeve terroriste nga të cilat kanë humbur jetën dhjetëra persona

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top