Lajme
E masakroi vjehrri me sëpatë, flet vëllai i Verës: Si e gjeta të copëtuar në morg, burri i saj…
Vera Tota është 41-vjeçarja që javën e shkuar u masakrua në 6 të mëngjesit me sëpatë nga vjehrri i saj, Ndoc Tota. Ngjarja e rëndë ndodhi në Zhejë të Kurbinit, ndërsa nga hetimet dhe nga deklarata e vëllait të Verës mësohet se ajo është dhunuar sistematikisht gjatë gjithë jetës si nga vjehrra edhe nga vjehrri.
Anton Jaku, vëllai i Vera Totës ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” gjithë historinë e të ndjerës, nga momenti kur u martua me Arbenin e deri në momnentin që e gjeti të copëtuar e pa jetë në morg.
Ai rrëfen se Vera u martua me shkuesi me Arbenin, dhe se ai kishte qenë disa herë i martuar më parë. Dhuna e vjehrrit ndaj saj ka filluar herët në martesë, kur Vera sapo kishte sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.
E qëlloi vjehrri me dru në disa pjesë të trupit, pse qante fëmija. Motra erdhi në shtëpi. Ndërhynë njerëz të afërm të ish-vjehrrit për të qetësuar situatën. Na kërkuan falje për dhunën dhe na dhanë fjalën që nuk do të ndodhte më, ndaj vendosëm ta falnim e mos t’i denonconim. Dhuna duhet të jetë e patolerueshme. Ai e ka dhunuar sistematikisht”, – tregoi Antoni.
Evis Ahmeti, gazetarja e emisionit e pyeti në lidhje me ankesat e vjehrrit se nuk respektohej nga Vera, ndërsa vëllai u përgjigj se as bashkëshorti e as familjarët e tij nuk u kanë shfqur asnjëherë asnjë shenjë pakënaqësie nga e ndjera.
Ai tregon në vijim se të dy ikën në emigrim për disa kohë ku punuan të dy dhe më pas u kthyen të jetonin me prindërit e ish-bashkëshortit. Por, aty sërish kanë nisur konfliktet dhe dhuna.
E kapën një herë njëri nga koka tjetri nga këmbët për ta hedhur nga shkallët dhe për ta vrarë. Nga ai moment bashkëshorti i time motre mori vendimin për të ikur nga prindërit e tij për shkak të dhunës së ushtruar, por u detyrua të kthehej prapë, deri sa ndodhi kjo”, – thotë Anton Jaku.
Ai rrëfen edhe momentin kur e ka gjetur tërësisht të masakruar të motrën në morgun e spitalit, pasi mësoi për ngjarjen e rëndë.
Kam parë në morg trupin e motrës të prerë me sëpatë. Dorën e djathtë e kishte të prerë në gjysmë dhe pjesën e ballit në cep, sepse kishte ngritur dorën për tu mbrojtur. Pastaj ka rënë në tokë dhe ai e ka qëlluar nga pas disa herë me sëpatë”, – janë fjalët e Antonit.
Duke folur për Arbenin, bashkëshortin e Verës, Antoni shpreh vlerësim, ndërsa e cilëson si një bashkëshort të mirë, familjar të urtë, të denjë për motrën e tij, por i paaftë për ta mbrojtur atë.
Në atë shtëpi buka mbahej me çelës. Ish-bashkëshorti i motrës ka qenë burrë punëtor. Edhe motra punonte. Të gjitha paratë ia dorëzonit vjehrrit dhe vjehrrës dhe ata administronin paratë e tyre”, – thotë Antoni kur vjen puna tek çështja ekonomike.
Në vijim ai rrëfen edhe momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe çfarë kanë dëgjuar fëmijët përpara se mamaja e tyre të vritej nga gjyshi me gjakftohtësi.
Vera ka marrë çantën e bukës për tu nisur në punë në 6 pa çerek, ka hapur derën dhe e ka goditur ai me spatë apo me hanxhar, se nuk e di. Ishte qëlluar disa herë në pjesën e pasme të kokës. Vajza e madhe ka dëgjuar gjyshin dhe gjyshen e vet në dhomë gjithë natën duke folur, duke përshpëritur, duke folur edhe në telefon, ndaj u bëj thirrje policisë të sekuestrojnë telefonët. Fëmijët kanë qenë në gjumë kurka ndodhur ngjarja. Dera kryesore nga oborri dhe nga shtëpia është rreth 20-30 metra larg”, – rëfen Antoni.
Ai nuk harron të përmendë se sa herë është dhunuar fizikisht Vera, vjehrra ka qenë preszente dhe se asnjëherë ata nuk e kanë dhunuar të vetëm.
Një ditë pasi motra ime është varrosur, vjehrra i thotë vajzës “Daja do të vrasë babin”. U jam betuar fëmijëve se unë nuk do të bëj të njëjtin krim. U kam thënë “Jeni pa nënë, po nuk do të ngeleni pa baba”. Kam dashur të qetësoj fëmijët. Arbeni ishte i trembur për vete. Më premtoi se do të mbronte fëmijët, por unë dyshoj në aftësitë e tij, pasi ai nuk ishte i aftë të mbronte motrën time, ndaj kërkoj ndihmë në shtet për mbrojtjen e mbesës dhe të nipit. Me Arbenin kam folur vetëm në praninë e fëmijëve të vet. Ai është i penduar se s’ka qenë i zoti të mbronte familjen”, – tregon ndër të tjera Anton Jaku./JOQ.al/