Connect with us

E përdorni për SALLATË, por nuk e keni ditur që me të i ZBARDHNI DHËMBËT brenda një dite

Shëndetësi

E përdorni për SALLATË, por nuk e keni ditur që me të i ZBARDHNI DHËMBËT brenda një dite

Fatkeqësisht, zbardhja e dhëmbëve te dentisti kushton goxha shumë. Prandaj, nëse keni pak durim, përkatësisht nuk nguteni që po të njëjtën ditë të keni dhembë të bardhë si bora, provoni këtë recetë popullore për buzëqeshje të bardhë si biluri.

E gjitha që ju duhet është uthulla e mollës, transmeton Telegrafi.

Fjala është për produktin i cili jo vetëm i zbardhë dhëmbët, por i eliminon edhe njollat më të forta (madje edhe ato nga duhani) dhe njëkohësisht edhe freskon frymëmarrjen.

Shpërlajeni fytin me uthull molle në mëngjes. Uthulla ndihmon në largimin e njollave, zbardh dhëmbët dhe vret bakteret në gojë dhe në mishin e dhëmbëve.

Përpara se ta përdorni, gjithnjë shkundeni shishen duke qenë se esenca bie përherë në fund.

apple-cider-vinegar

Pas shpëlarjes së fytit me uthull, lani mirë me furçë dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Lani dhëmbët edhe me sodë bikarboni një herë në javë.

Kjo do të ndihmojë të largoni njollat dhe të zbardhni dhëmbët tuaj. Përdoreni ashtu sikur do ta kishit përdorur edhe pastën për dhëmbë.

Po ashtu mund të përdorni kripën si alternativë për pastën për dhëmbë.

Gjithmonë e holloni me ujë sa më të pastër, pasi uthulla e mollës është acid dhe mund të heqë smaltin nga dhëmbët, dhe shmangni përdorimin e shpeshtë të saj. /Telegrafi/

smiling_couple

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top