Connect with us

E trishtë/ Fëmija 2 muajshe luftë me jetën, vetëm 26 mijë euro e shpëtojnë . Ndihmoni Renatën të jetojë

Shëndetësi

E trishtë/ Fëmija 2 muajshe luftë me jetën, vetëm 26 mijë euro e shpëtojnë . Ndihmoni Renatën të jetojë

Reanta Balliu, mund të konsiderohet një “mrekulli” pasi po sfidon çdo parashikim të bluzave të bardha, duke i lënë këta të fundit pa fjalë por tashmë ajo ka nevojë urgjente për transplant. Kur erdhi në jetë ajo nuk e ndjeu aromën e nënës, por prekjen e bisturisë së ftohtë të mjekut që e operoi duke i hequr 70% të zorrës së hollë. Sot Reanta lufton për jetën në një inkubator në reanimacionin e spitalit Pediatrik në QSUT-të.
Gjendja e saj është tepër alarmante dhe rëndohet nga minuti në minutë Prindërit e saj Mbaresa dhe Taulant Balliu kanë tre ditë që e gdhijnë pranë vogëlushes së tyre në spital, ku foshnja merr gjak dhe oksigjen për të qëndruar në jetë. Njerëzit kanë filluar të ndihmojnë, por shuma e mbledhur është ende simbolike dhe shumë larg shifrës që kërkohet për të kryer transplantin e zorrëve të bebes. Reanta ka nevojë për transplant total të zorrëve, ndërhyrja realizohet në spitalin “Bambino Gesu” në Romë, por prindërit nuk i kanë 26.000 euro aq sa kërkon spitali për të kryer transplantin, pasi ata janë pa punë dhe pa asnjë të ardhur.
Foshnja e çiftit Balliu, lindi me një sëmundje të rrallë, sipas diagnostifikimit të mjekëve me anomali në aparatin tretës. Vetëm pak orë pasi lindi, Reanta iu nënshtrua një operacioni tepër të vështirë e të komplikuar në kirurgjinë e spitalit pediatrik në QSUT.
Drejtori i spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” Doktor Blenard Nonaj thotë se e ëma e Reantës është diagnostikuar në muajin e 6-të të shtatëzanisë Doktor Nonaj thotë se asnjë fëmije në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” nuk ka lindur me këtë anomali në aparatin tretës dhe se rasti i Reantës është tepër i rrallë por fatkeqësisht në vend nuk ka asnjë spital të specializuar që mund të kryeje transplantin. Ka qenë ndihma dhe mbështetja e madhe e Drejtoreshës Ekzekutive të “Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës”, Gerta Hagen, e cila gjeti spitalin e specializuar për të operuar Reantën në Romë.
Transplanti kushton 26 mijë euro dhe është marrë përsipër nga profesori italian Pietro Bagolan. Vetëm solidariteti i shqiptareve mund të bëjë një mrekulli për vogëlushen, e cila dëshiron që të jetojë dhe këtë e ka treguar kur arriti të jetonte edhe një muaj megjithëse mjekët nuk i kishin dhënë shpresë.
Ju mund ta ndihmoni familjen Balliu dhe për çdo informacion mund të kontaktoni me babain e foshnjës, Taulant Balliu në numrin 069 3196553 ose të kontribuoni në numrat e llogarisë në Credins Bank: EURO- Al 62 2121 1322 – 0000000000883096 USD- Al 08 2121 1322- 0000000000883098 Raiffaisen bank: Mbaresa Balliu- Al: 40202130080000000030614439 Tel.0699151933/Ballkanweb

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top