Shëndetësi
“E urrej fëmijën tim, lutem çdo natë që ai të vdesë”. Nëna kërkon ndihmë
Një nënë, identiteti i së cilës është anonim, ka pranuar se e urren fëmijën e saj të tretë dhe dëshiron që ai të vdesë në gjumë.
Ajo shpjegon se i do të dy vajzat e saj, të moshës gjashtë dhe tetë vjeç dhe ende nuk është në gjendje të ndiejë dashuri për djalin e saj i cili është më i vogli. Nëna e dëshpëruar ka kërkuar këshilla nga prindër të tjerë, raporton Mirror online.
Ajo pretendonte se kishte mbetur shtatzënë aksidentalisht dhe ishte katër muajshe kur e kuptoi këtë shtatzëni të saj, gjë që e vinte abortin në pikëpyetje. Ajo shpresonte se ndërlikimet e shtatzënisë mund të bënin që ajo të pësonte një abort emergjent më vonë.
Sidoqoftë, shtatzënia e saj vazhdoi pa probleme dhe ajo lindi një djalë të shëndetshëm. Nëna shpjegoi se kur fëmija kishte lindur ajo ishte shtirur se u ndje e lumtur, dukeqenë se kishte frikë nga ajo çfarë mendonin fëmijët e tjerë të saj.
“Unë e urreva fëmijën tim për 18 muaj të parë të jetës së tij”, tha ajo.
“Unë dhe bashkëshorti im luteshim që ai të vdiste në gjumë sepse jeta jonë ishte më e mirë pa ekzistencën e tij”.
Ka mundësi që nëna anonime mund të ketë vuajtur nga depresioni pas lindjes, që prek më shumë se një në 10 gra brenda një viti të lindjes, thonë ekspertët.