Shëndetësi
Eliminoni gushën dhe shtresat e yndyrës në qafë shpejt e përgjithmonë me këto ushtrime (Video)
Përveç që do të zhduket gusha, do të zhduken edhe shtresat e yndyrës në qafë.
Fjala është për disa ushtrime të lehta me të cilat gusha do të zhduket sikur kurrë të mos ketë qenë. Do të zhduket edhe yndyra e grumbulluar në qafë.
Secilin ushtrim që mund ta shihni në video përsëriteni pesë deri në shtatë herë.
Midis çdo ushtrimi çlironi muskujt e fytyrës, transmeton Telegrafi.
Përshkrimi i shkurtër i çdo ushtrimi:
Më parë ngrohni muskujt e fytyrës pastaj nisjani të ushtroni. Midis çdo ushtrimi çlironi muskujt në mënyrën siç tregohet në video.
1. Ladle – hapni gojën dhe lakojeni buzën e poshtme nga brenda pastaj mbylleni gojën.
2. “Kiss” ceiling – lakojeni kokën prapa dhe bëni sikur jeni duke puthur tavanin.
3. Touch the nose – nxirrni gjuhën sikur në video dhe sikur me majë përpiqeni të prekni hundën.
4. Resistance – Mbështetni nofullën në shuplaka dhe shtyjeni poshtë pesë sekonda.
5. Perfect Oval – kthejeni kokën në njërën anë dhe nxirreni nofullën sikur në video dhe mbajeni disa momente. Kthejeni kokën në anën tjetër dhe bëjeni të njëjtën gjë.