Shëndetësi
Erëza ideale që lufton Candida-n sipas Blerina Bombaj
Candida është një infeksion mykotik i shkaktuar nga kërpudha me të njëjtin emër. Ajo shfaqet te të dy gjinitë, kryesisht në zonën vaginale. Ajo është e pranishme thuajse te të gjithë, por sigurisht në nivele të ndryshme. Prania e saj në nivele të papërfillshme, nuk përbën një problem të madh. Në të kundërt, pasojat mund të jenë të rënda për shëndetin.
Ajo mund të trajtohet me medikamente mjekësore, por mjekët thonë se përdorimi i antibiotikëve i shkatërron bakteret e mira që mbajnë nën kontroll këtë infeksion. Kështu, për të shmangur këtë, dietologia Blerina Bombaj na njeh me një erëz e cila lufton Candida-n.
Kush vuan nga mbipopullimi i Candidas në organizëm, myku i zakonshëm që bashkëjeton me njeriun, por në sasi të kontrolluar, e di se sa e vështirë është ta trajtosh dhe ta mposhtësh atë. Candida mund të mbipopullohet në organizmin e njeriut nga faktorë të ndryshëm dhe të kthehet në një armik shumë serioz.
Karafili dhe vaji i tij kanë rezultuar ndër vepruesit më të fuqishëm në eliminimin e candidas. Mund të mbani disa karafila në gojë derisa të lëshojnë përbërësit e tyre ose mund të pini çaj me karafila dhe kanellë disa herë në ditë.