Connect with us

A është vaji i kokosit në të vërtetë i shëndetshëm

Shëndetësi

A është vaji i kokosit në të vërtetë i shëndetshëm

Vaji i kokosit përdoret për shumëçka ditët e sotme, duke filluar nga koka e deri te këmbët. Por a është në të vërtetë zgjedhje e shëndetshme apo vetëm një trend kalimtar?

Pas një hulumtimi shqyrtues mbi vajin e kokosit i cili e paraqet atë si yndyrë të dëmshme, mediat në mbarë botën, përfshirë ScienceAlert,kanë publikuar artikuj nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA). AHA publikoi deklaratat e saj në revistën Circulation, kryesisht duke përsëritur konkludimet e vjetra sipas të cilave  yndyrat e ngopura si ato të vajit të kokosit shkaktojnë sëmundje të zemrës. Dhe sigurisht, pa shikuar përtej njoftimit për shtyp, mediat ishin të shpejta për ta transmetuar.

Vaji natyral i kokosit është i përbërë nga 90 për qind yndyrë të llojit të ngopur (gjalpi psh. përmban një ngopje prej 64 për qind), por lloji i yndyrës së ngopur ka rëndësi po aq sa shuma. Rreth gjysma e yndyrës së ngopur të vajit të kokosit të virgjër është acidi laurik, një triglicerid i mesëm-zinxhir që rezulton të ketë një numër të përbërësve që promovojnë shëndetin, duke përfshirë aftësinë për të përmirësuar nivelet e kolesterolit të mirë “HDL”.

Shumica e hulumtimeve deri më tani janë studime afatshkurta për të shqyrtuar efektin e tij në nivelet e kolesterolit. Ne vërtet nuk e dimë se si vaji i kokosit ndikon në sëmundjen e zemrës “, shkroi Walter C. Willett, M.D., kryetar i Departamentit të Ushqimit në Shkollën e Harvardit për Shëndetin Publik.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top