Shëndetësi
Falë këtij vaji, ju do të keni vetulla të trasha sa hap e mbyll sytë
Vetullat e trasha ju bëjnë të dukeni të bukura dhe të reja. Ndaj, nuk është çudi pse femrat duan të kenë vetulla të tilla. Por, jo të gjithë janë me fat që t’i kenë ato të trasha, natyrisht. Poashtu, përdorimi i produkteve kozmetike i hollon dhe ndonjëherë mund edhe t’ë krijojë hapësira boshe midis tyre.
Nëse jeni një nga ato femra që kanë vetulla të rralla dhe të holla, mund t’i mbushni ato me një metodë shumë të thjeshtë. Vaji i lirit bën mrekulli me vetullat. Lëngu i farave përmban omega 3, ideal për rritjen e vetullave dhe flokëve. Mjafton të aplikoni pak vaj fara liri në vetulla.
Lëreni për 30-60 minuta dhe më pas lajini vetullat me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë çdo ditë në mënyrë që të keni rezultate shumë të shpejta.