Connect with us

Familja s’e lë të shohë fëmijët, kusht burrit: ’10 mijë euro që të sjellim gruan’

Lajme

Familja s’e lë të shohë fëmijët, kusht burrit: ’10 mijë euro që të sjellim gruan’

Një histori tragjike nga Billush i Prizrenit u transmetua në emsionin “Fiks Fare”. Gruaja shqiptare pas divorcit me burrin kosovar ka lënë dy fëmijët për të cilët gjykata i ka caktuar t’i shohë një herë në muaj nga katër orë. Çudia e madhe vjen më pas.

Gruaja nga Kukësi, e ndaluar nga babai dhe vëllai nuk lejohet më t’i shohë fëmijët, të cilët i luten duke qarë se i ka këputur malli.

Babai i dy fëmijëve, Elvisit dhe Zemries, Agron Bytyci thotë se janë ndarë me gjykatë, edhe pse ai nuk e pranon ndarjen, pasi e do gruan.

“Jam martuar me një grua nga Shqipëria dhe jemi ndarë me gjyq. Gjyqi ka vendosur një herë në muaj nga katër orë të takojë fëmijët, nuk e lënë prindërit dhe vëllai. Kunati më ka kërkuar 10 mijë euro që ta lërë motrën e tij dhe gruan time të vijë të shohë fëmijët”- thotë ai

Më pas emsioni transmeton edhe telefonatat e bëra mes tij dhe kunatit, vëllait të gruas, i cili I kërkon 10 mijë eurot dhe pastaj e akuzon se është mashtrues, pasi premton por nuk i jep paratë.
“Unë pres një dëmshpërblim dhe ia jap, ose do shes tokën, vetëm që të më lejojnë gruan të vijë e të shohë dy fëmijët”- thotë ai.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top