Shëndetësi
Farat e kungullit luftojnë qelizat e kancerit
Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit.
Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundimin se konsumimi për çdo ditë të farave të kungullit, ul me 23 për qind rrezikun ndaj kancerit të gjirit.
Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.
Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i farave të kungullit janë ulja e nivelit të kolesterolit në gjak, të glukozës në gjak, parandalim dhe trajtim i diabetit, rënie në peshë, lehtëson simptomat e stresit si dhe redukton dhimbjet nga artriti.