Connect with us

“Florencin e mbytën me karikues telefoni, burgu është gënjeshtër”, shqiptari sqaron situatën brenda qelisë

Lajme

“Florencin e mbytën me karikues telefoni, burgu është gënjeshtër”, shqiptari sqaron situatën brenda qelisë

Vdekja e Florenc Beqirajt ka tronditur të gjithë shqiptarët, ndërkohë që akoma autorët e vrasjes së tij nuk janë identifikuar ende.

4

Hetimet për të përcaktuar autorët e dhunës, nuk kanë përfunduar, ndërsa sipas familjarëve të të ndjerit, hidhen dyshime se kanë qenë mjekët francezë ata të cilët i kanë fikur aparaturat të riut shqiptar pa miratimin e tyre.

auto_Screenshot_61513692051

Akuzat ndaj Ambasadës Shqiptare në Francë se nuk ishin interesuar për situatën e Florencit kanë qenë të shumta, ndërkohë që reagimi i vetëm i këtij institucioni ishte pritja e përfundimit të hetimeve.

Shqiptarët janë bashkuar ndaj vdekjes makabre të vëllait të tyre emigrant me thirrje dhe video për protesta.

4578787

Një ndjenjë e tillë diskriminimi ndaj shqiptarëve që ndodhen jashtë atdheut, ka ndezur gjakrat jo vetëm të familjes së viktimës por edhe të të gjithë atyre që i dinë sakrificat e emigrantëve për një jetë më të mirë.

Për redaksinë tonë, një djalë nga Laçi kishte qenë në një qeli me Florencin në Marsejë hidhte dyshime të forta se ishin policët autorët e ngjarjes së rëndë dhe jo shokët e qelisë.

317447-m_1513965354-4097995

Një djalë ka shkruar për JOQ.al duke shpjeguar situatën në qendrën ku ndodhej Florenci dhe se si shpjegohej në një artikull të gazetës franceze “Le Parisiene”, gjendja brenda kushteve të burgut të qelisë ku ndodhej ai.

Ai ka rrëfyer:

Pershendetje, jetoj ne Marseje dhe e njoh mire kete qender sepse kam pas te njohur qe i kam vizituar, artikulli i mesiperm eshte bere muajin qe shkoi ne nje nga dhomat e kesaj qendre ku ishte dhe Florenci. Tek artikulli deputeti denoncon kushtet e jeteses duke thene qe disa emigrante nuk kane akses sherbimesh dhe ndonjëherë kane uri e ftohte.

Ai thote qe kjo gjendje eshte me keq se nje burg por nuk eshte i tille. E vetmja liri qe perfitojne ne lidhje me ate te burgut te vertete jane qe kane nje telefon celular dhe nuk kane hekura ne dritare.

Dhe sic mund ta shihni ne foto, Florenci mund te jete mbytur me nje karikuse telefoni ose dicka tjeter. Ata qe thone qe eshte nje burg i sigurise se lart eshte gënjeshtër, foton e shikoni eshte thjesht qender. Per ata qe flasin per rrypa apo lidhse kepucesh qe jane te ndaluara, gënjejne!

Keto lejohen sepse nuk eshte burg, por qender per njerez pa letra, qe nga nje moment a tjeter do te hipin ne avion dhe ikin. Ja dhe foto e dhomës, ja artikulli i deputetit, qe flet per kete qendër, per ata qe flasin pa qen asnjëherë, boll me gënjeshtra!

7400955_d3d574b8-cca0-11e7-8ba6-0e7655f116a5-1_1000x625

Artikulli francez nga “Le Parisiene”

“Qendra e paraburgimit në Marsejë: Deputeti deklaron se emigrantët preken nga uria dhe i ftohti”

Deputeti francez Bastien Lachaud ka denoncuar kushtet e ndalimit të emigrantëve, të cilat sipas tij janë çnjerëzore.

Forca të pamjaftueshme policore

Një emigrant kishte patur probleme shëndetësore dhe nuk ishte dërguar në spital për shkak të forcave të pamjaftueshme të policisë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top