Shëndetësi
GOTË E VOGËL MENSTRUALE: Në fillim ju duket e “neveritshme”, mirëpo do t’jua lehtësojë jetën dhe do t’ju kursejë para
Ky mjet mund të përdoret përgjithmonë, në vend të pecetave dhe tamponëve të shtrenjtë të cilat vazhdimisht duhet t’i blini.
Gota e vogël vihet në vagjinë dhe funksioni i saj është që të mbledhë gjakun menstrual, për dallim nga tamponi dhe pecetat e tjera të cilat vetëm e pinë.
Duke pasur parasysh atë që përdoret shumë herë dhe mjafton vetëm një ta blini, ju sjell kursim të dukshëm, transmeton Telegrafi.
Fjala është për gotën e vogël nga silikoni, e cila vihet në vagjinë. Në të mblidhet gjaku menstrual, mund të mbajë më së shumti 12 orë, por nëse keni gjakrrjedhje mesatare është e dëshirueshme ta lani çdo 6 orë.
Pasi që ta keni larë në ujë të nxehtë, vihet sërish në vagjinë.
Me të mund të notoni, të merreni me sport, të kërceni, të urinoni,ndërkaq ajo qëndron në vend.
Rekomandohet që me gotën menstruale në fillim të përdoret një tampon i vogël, derisa të mësohet teknika e vënies.
Përparësitë e saj:
– Nuk përmban kimikate të dëmshme
– Rreth vagjinës nuk shkakton nxehtësi dhe kushte lagështie, që mund të shkaktojnë zhvillim bakteresh
– Jep ndjenjën e lëvizjes së plotë të lirë
– Nuk ka mundësi të rrjedhë
– Kursen para
– Zvogëlon grumbullim të sasive të mëdha të mbetjeve
– Është me rëndësi të përmendet që nuk mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe nuk mund të përdoret si mbrojtje nga shtatzënia