Shëndetësi
Hani GJASHTË HUDHRA TË PJEKURA dhe shikoni çfarë i ndodhë trupit BRENDA 24 ORËVE
Hudhra konsiderohet si ndër ushqimet më të shëndetshme në planet sepse e trajton shtypjen e lartë të gjakut, shtypjen e ulët të gjakut, sulmet në zemër, sëmundjet koronare të zemrës, kolesterolin e lartë të trashëguar, arterosklerozën dhe shumë probleme tjera shëndetësore.
Veç kësaj, hudhra është e aftë të parandalojë krijimin e angiotensinit II dhe ju ndihmon t’i relaksoni enët e gjakut, transmeton Telegrafi.
Njerëzit e përdorin hudhrën më së shumti në kuzhinë sepse është perime e fuqishme dhe, sipas ekspertëve, konsumimi i gjashtë karafilave të pjekur të hudhrës do t’ju sjell rezultate të pabesueshme. Në këtë artikull do t’ju tregojmë për përfitimet shëndetësore të hudhrës.
Ja çfarë do t’i ndodhë trupit pasi t’i keni ngrënë gjashtë karafila të pjekur të hudhrës:
Orën e parë: Gjatë orës së parë hudhra tretet në stomak dhe rikthehet në ushqim për trupin
2 – 4 orë: Pas dy deri në katër orë, hudhra i ndihmon trupit t’i luftojë rrezatimet e lehta dhe qelizat ekzistuese kanceroze në trup.
4 -6 orë: Gjatë këtyre orëve përfitimet e hudhrës njihen nga metabolizmi i cili e aktivizon procesin e heqjes së lëngjeve të tepërta dhe e djegë dhjamin e trupit.
6 – 7 orë: Pasi të kenë udhëtuar në qarkullim të gjakut, vetitë antibakteriale të hudhrës fillojnë të kryejnë procesin e tyre kundër baktereve në trup.
7 – 10 orë: Gjatë kësaj periudhe, hudhra e mbron trupin kundër oksidimit pasi që vlerat ushqyese veçse kanë luajtur rol të mahnitshëm në nivelin qelizor.
10 – 24 orë: Pas tretjes (në orën e parë), hudhra fillon procesin e pastrimit të thellë, i cili i përfshinë këto procese pasuese:
– Hudhra e rritë nivelin e mbrojtjes natyrale të trupit dhe e forcon sistemin e imunitetit
– Hudhra ndihmon në parandalimin e hyrjes së metaleve të rënda në trup
– Hudhra ndihmon në përmirësimin e forcës së eshtrave
– E përmirëson performancën atletike
– Ju ndihmon ta përmirësoni jetëgjatësinë e qelizave
– Ndihmon në rregullimin e niveleve të kolesterolit etj