Connect with us

Hani një copë çokollatë të errët në mëngjes: do të bini në peshë dhe do të përmirësoni funksionin e trurit

Shëndetësi

Hani një copë çokollatë të errët në mëngjes: do të bini në peshë dhe do të përmirësoni funksionin e trurit

Sipas një hulumtimi 32-javësh të bërë nga Universiteti Tel Aviv, u gjet se një copë çokollatë e errët në mëngjes do t’ju ndihmojë të bini në peshë më shpejt dhe më lehtë.

cokollate-per-renie-ne-peshePjesëmarrësit u ndanë në 2 grupe, të dy grupet e pjesëmarrësve kishin të njëjtën dietë ushqimore dhe vetëm njërit prej grupeve ju fut një copë çokollatë si pjesë e dietës e cila duhet të konsumohej në mëngjes. Në fund të studimit u vu re se grupi i pjesëmarrësve që kishin konsumuar çokollatë kishin rënë 2 kg më shumë në peshë se pjesëmarrësit e tjerë.

Sipas studiuesve dietat e reduktuara janë të vështira për t’u mbajtur dhe kanë tendencë mos të arrijnë rezultatet e dëshiruara. Nga ana tjetër, një copë çokollatë në mëngjes përshpejton metabolizmin dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë në gjak.

Studimi tregoi se përqindja e lartë e kakaos në çokollatë i mundëson funksionim më të mirë trurit. Kakao rrit funksionet njohëse dhe parandalon sëmundjet e lidhura me trurin dhe memorien. Çokollata ju jep energji dhe ndjesinë e plotësisë. Për pasojë ju do të hani më pak dhe do të keni metabolizëm më të përshpejtuar.

Zgjidhni çokollatë me të paktën 70% kakao, pa qumësht dhe pa shtesë sheqeri.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top