Shëndetësi
Hani portokall pasi lufton këto sëmundje
Lëngu i portokallit vlerësohet se i lufton sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Ky produkt preferohet të konsumohet pas një ushqimi të pasur me yndyrna dhe karbohidrate, për t’iu shmangur këtyre sëmundjeve.
Po ashtu, është zbuluar se lëngu i portokallit ndihmon enët e gjakut të mbrohen nga dëmtimet që i shkakton ushqimi i pa shëndetshëm.
Sipas autorëve të studimit, lëngu nga portokalli përmban një sërë antioksiduesish të grupit të flavonoideve.
Antioksiduesit shfaqin efektin e tyre duke bllokuar efektin e dëmshëm të radikaleve të lira, lëndë të cilat dëmtojnë murin e enëve të gjakut duke rritur gjasat për probleme kardiovaskulare.
Lëngu i portokallit po ashtu mund të ndihmojë edhe në luftën ndaj diabetit të llojit 2, pasi ul rezistencën e organizmit në insulinë.