Shëndetësi
Hani rrush nëse i keni mbushur dhëmbët pas prishjes
Një përbërës natyral i gjetur në rrush është zbuluar se forcon dhëmbët dhe parandalon prishjen e tyre, thotë një studim.
Shkencëtarët thonë se ky zbulim do të mund t’iu ndihmojë njerëzve që mos t’i humbin dhëmbët e tyre dhe gjithashtu të rrisin fortësinë e tyre, duke bërë që të zgjasin më gjatë.
Ekstrakti i rrushit – një produkt që gjendet në verë – ka kohë që është gjetur se ka shumë përfitime shëndetësore, si përmirësim të funksionit të zemrës dhe qarkullim më të mirë të gjakut, transmeton Gazeta Express.
Ekstrakti është zbuluar se forcon dentinën, indin që formon dhëmbin, thuhet sipas Universitetit Illinois në Çikago, SHBA.