Shëndetësi
Hiqni qimet e fytyrës pa dhimbje vetëm me këtë përzierje me miell
Qimet e fytyrës janë një problem i madh për shumë gra. Shumë prej tyre përballen me rritjen e qimeve në zonën e mustaqeve apo në atë pranë veshëve.
Por, harrojini metodat e dhimbshme dhe të kushtueshme të eliminimit të tyre. Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një lloj paste “magjike”që i zhduk qimet e fytyrës pa dhimbje.
Lajmi i mirë është se ju mund ta përgatisni vetë këtë maskë dhe për më tepër nuk e acaron fytyrën. Ju duhen vetëm 3 përbërës të thjeshtë për të shpëtuar përgjithmonë nga qimet e fytyrës.
Përbërësit:
1 lugë gjelle miell
1 lugë çaji sheqer
1 vezë
Përgatitja:
Përzieni mirë të gjithë përbërësit në një enë të vogël, derisa të merrni një lloj paste. Sigurohuni që përzierja të bëhet ngjitëse, në mënyrë që të arrihet efekti i dëshiruar. Aplikojeni pastën në fytyrë, në zonat ku keni qime dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, derisa të thahet.
Pasi t’i keni hequr qimet nga fytyra juaj, përdorni një krem hidratues. Ju mund të përsërisni procesin kohë pas kohe për t’u siguruar që qimet të mos rishfaqen përsëri./shije.al