Connect with us

Hudhra efikase kundër kancerit të mushkërive

Shëndetësi

Hudhra efikase kundër kancerit të mushkërive

Është pak e palakmueshme aroma e saj, por hudhra është një antibiotik natyror, që përmban alicin, një bashkëdyzim i cili i shkatërron bakteret. Ajo gjithashtu ka veti të forta kundër kancerit.

Një studim i publikuar në revistën Cancer Prevention Research, arriti të gjente një lidhje të çuditshme dhe të panjohur më parë midis hudhrës dhe kancerit të mushkërive. Personat që konsumojnë hudhër të paktën dy herë në javë kanë një rrezik të përgjysmuar nga prekja e kancerit të mushkërive.

Statistikat tregojnë një përmirësim të dukshëm edhe tek duhanpirësit, që janë grupi më i prekur prej tumorit të mushkërive, me një reduktim të probabilitetit të prekjes deri në 30%.

Ende nuk është zbuluar plotësisht se cili është elementi brenda hudhrës që shkakton këtë efekt, por një studim paralel tregon se efekte të ngjashme, madje edhe më të fuqishme pozitive vërehen edhe tek kanceri i zorrëve, shanset e prekjes prej të cilit duket se reduktohen deri në 2/3 prej hudhrës.
Dozat që rekomandohen zakonisht në literaturë janë 4 gr (1-2 thelpinj hudhre të freskët) në ditë, ose një tabletë 300 mg (2ose 3 herë në ditë), ose 7,2 gr tretësirë hudhre në ditë.

Konsumi i tepruar i hudhrës, sidomos në stomak bosh, mund të shkaktojë probleme intestinale (të zorrëve). Janë raportuar edhe dermatitis alergjik dhe ekzema nga përdorimi lokal i hudhrës së papërpunuar. Personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e hudhrës, pasi kjo ndikon në parandalimin e trombozave.

Hudhra, është më së mirë që të përdoret e papërpunuar, pasi që temperatura e lartë e dëmton veprimin e saj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top