Shëndetësi
Ilaçe natyrale kundër KOLLËS: shurup për nxjerrje SEKRECIONI nga mushkëritë
Recetën për përgatitje të shurupit i cili “shkatërron” sekrecionin e dendur dhe qetëson kollën e ka ndarë me ne nëna Gabriela Racz.
Nëse jeni ithtar i ilaçeve nga natyra dhe dëshironi t’i ndihmoni vogëlushit tuaj, i cili vazhdimisht kollitet, po ju japim një recetë shtëpiake për përgatitje të lëngut, i cili eliminon sekrecionin nga organizmi dhe lehtëson frymëmarrjen, transmeton Telegrafi.
Për këtë ilaç nevojiten:
– 10 lugë supe sheqer,
– 7 fletë dafine,
– Sherbelë (Sallvia officinalis) sa mund të kapësh me një gisht,
– 2 dl ujë.
Përgatitja:
1. Sheqerin fërgojeni (karamelizojeni) dhe qiteni në ujë.
2. Kur të bashkohen uji dhe sheqeri, shtoni fletën e dafinës dhe sherbelën.
3. Zieni derisa të përftohet përbërje e ngjitshme (kur e prekni, t’ju ngjitet pak në gishta).
4. Kullojeni dhe ktheni përbërjen të vlojë edhe një herë.
5. Sapo të vlojë, menjëherë hiqeni nga shporeti.
Përdorimi:
Fëmijët: E pinë tri herë në ditë nga një lugë kafeje.
Të rriturit: Tri herë në ditë nga një lugë supe.