Connect with us

“Ishte i vdekur, e godisnin me shqelma e karrige”, gazetarja tregon tmerrin që pa mbrëmë

Lajme

“Ishte i vdekur, e godisnin me shqelma e karrige”, gazetarja tregon tmerrin që pa mbrëmë

Dushica Mërgja është një prej gazetareve që kanë qenë dëshmitare okulare të sulmit që ka ndodhur nga huliganët ndaj kryetarit të LR-PDSH-së, Zijadin Sela. Ajo ka thënë se ka parë sulmuesit që hynë në parlament dhe nisën të godisnin deputetët shqiptarë.

“Mendova se është i vdekur. E godisnin me shqelma, me karrige, me grushta. E tërhiqnin zvarrë, ishte mbuluar i tëri, ishte gjak. Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Mërgja për “Tv 24”.

Gjithçka filloi me votimin e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë nga shumica e re parlamentare, të cilët tanimë udhëhiqen nga kryetari shqiptar, Talat Xhaferi.

Situata u tensionua kur në Kuvend u futën protestuesit që të vetëquajtur “mbrojtësit e shtetit maqedonas”.

U sulmuan deputetët Zoran Zaev, Radmilla Sheqerinska, Damjan Mançev, Maksim Dimitrievski dhe deputeti i vetëm shqiptar, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top