Shëndetësi
Ja çfarë i bën trupit tuaj vetëm një kanaçe Red Bull
A keni menduar ndonjëherë çfarë i bëjnë trupit tuaj pijet energjike?
Një hulumtues ka bërë një eksperiment dhe ka nxjerrë një grafikë që tregon në detaje efektet e pirjes së një pijeje si Red Bull.
Kjo është ajo çfarë një kanaçe Red Bull i bën trupit tuaj:
Pas 10 minutave
Sapo të keni pirë një pije energjike, kafeinës i duhen vetëm rreth 10 minuta për të hyrë në qarkullim të gjakut. Normat tuaja të zemrës dhe shtypja e gjakut fillon të rritet.
Pas 15-45 minutave
Kjo është koha kur nivelet e kafeinës në gjak arrijnë kulmin. Ju filloni të ndjeheni më të zgjuar për shkak se stimuluesi në pije fillon t’ju prekë juve, duke përmirësuar jo vetëm koncentrimin por edhe atë se sa vigjilent jeni.
Pas 30-50 minutave
E gjithë kafeina absorbohet plotësisht dhe mëlçia juaj përgjigjet gjithashtu duke absorbuar më shumë sheqer në gjak.
Pas 1 ore
Trupi juaj fillon të ndjejë rënie të sheqerit së bashku me nivelet e kafeinës, dhe do të filloni të ndjeheni të lodhur për shkak se edhe nivelet e energjisë fillojnë të bien.
Pas 5-6 ore
Kjo është gjysma e jetës së kafeinës, që nënkupton se trupit i duhen 5-6 orë për të reduktuar kafeinën në gjakun tuaj për 50%.
Pas 12 orëve
Kjo është koha që i nevojitet shumicës së njerëzve për të hequr plotësisht kafeinën nga gjaku i tyre. Shpejtësia në të cilën ndodh kjo varet nga shumë faktorë, prej moshës e deri tek aktiviteti.
Pas 12-24 orëve
Pasi kafeina është një ‘drogë’, ata që rregullisht pinë kësi pije mund të ndjejnë simptoma tërheqjeje 12-24 orë pas dozës së fundit. Kjo shpesh çon në dhimbje koke, nervozë dhe kapsllëk.
Pas 7-12 ditëve
Studime të ndryshme kanë treguar se kjo është koha që i duhet trupit për t’u bërë tolerant ndaj dozës së rregullt të kafeinës. Kjo nënkupton se ju do të mësoheni me të dhe nuk do t’i ndjeni më efektet e saj aq shumë.