Connect with us

Ja çfarë ndodh me trupin e juaj nëse hani luleshtrydhe

Shëndetësi

Ja çfarë ndodh me trupin e juaj nëse hani luleshtrydhe

Luleshtrydhet janë fruti simbol i pranverës dhe kanë një sërë dobish për shëndetin. Janë të pasura me polifenole, antioksidantë dhe arrijnë të ngadalësojnë procesin e plakjes së qelizave si dhe reduktojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kardiovaskulare.

Si të mos mjaftonte, duke i konsumuar çdo ditë, ulet edhe rreziku për t’u prekur nga kanceri, sidomos tek femrat.

Ky fakt është zbuluar nga një studim italian, i Università Politecnica delle Marche në Ancona, i publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, sipas të cilit, konsumi i luleshtrydheve ndikon në bllokimin e përhapjes së tumorit.

Studimi u krye në një grup minjsh të gjinisë femërore, ku rezultati ishte i qartë, qelizat tumorale bllokonin rritjen e tyre, në rastet kur ndiqej një dietë me luleshtrydhe ose ekstraktin e tyre, shkruan noa.al.

Veçanërisht rëndësi të posaçme kishin në bllokimin e qelizave kancerogjene në tumorin e gjirit.

“Zbuluam për herë të parë se ekstrakti i luleshtrydheve është i pasur me përbërës me fenole, i cili bllokon qelizat tumorale”, tha drejtuesi i studimit Maurizio Battino.

Megjithatë nuk është ende e qartë se si funksionon tek qeniet njerëzore, pasi nevojiten studime të thelluara, por studiuesit thonë se nga konsumi i rregullt i luleshtrydheve ka vetëm të mira. /a.y/noa.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top