Shëndetësi
Ja ilaçi natyral që heq celulitin (mund ta bëni në shtëpi)
Përgatitja e ktij kremi anti-celulitit në shtëpi nuk është e vështirë. Ky krem është më efikas sesa produktet e që mund të blini, për më tepër do të japë rezultatet e para vetëm pas 7 ditësh të përdorimit.
Përbërësit:
- 100 ml krem bebe
- 5-6 tableta mumio (mumio është i njohur për vetitë e tij terapeutike për shekuj si pjesë e sistemeve tradicionale të mjekësisë në shumë vende. Substanca që ju nevojitet është pluhur kaf i errët dhe gjenden në lartësitë 1000-5000 metër mbi muret e shpellave në rajone të ndryshme të botës veçanërisht në Azi).
- 20 pika vaj esencial portokalli
- 3-5 pika vaj esencial kanellë
Përgatitja e kremit është shumë e thjeshtë:
Në një kavanoz (jo më pak se 150 ml) vendosni 100 gr krem bebe. Pastaj shtoni 5-6 tableta pluhur mumio dhe përzieheni. Shtoni 20 pika portokalli (apo ndonjë vaj tjetër agrume) dhe jo më shumë se 5 pika vaj kanelle.
Për rezultate më të mira është e nevojshme të përdorni kremin çdo ditë në pjesët problematike të trupit duke përdorur lëvizje të fuqishme. Prisni rezultatet e para vetëm pas 7 ditëve.
Mund të vini re se njolla të errëta nga tabletat mumio mund të shfaqen në lëkurën tuaj, por ato lahen lehtë.