Shëndetësi
Ja si ta shmangim erën e keqe nga sqetullat dhe këmbët
Soda e bukës është e njohur për vetitë e saj shumë të mira, ndër to edhe për eliminimin e erës së pakëndshme si dhe pengon rritjen e baktereve.
Eliminoni erën e këmbëve
Pudrosni këpucët në një sasi të vogël në mënyrë që soda e bukës të përthithë aromat e pakëndshme dhe të parandalojë bakteret.
Mënyrë tjetër është larja e këmbëve me ujë të ngrohtë në të cilin hidhni një lugë të sodës së bukës. Për çdo litër ujë të vakët hidhni dy lugë sodë buke.
Eliminoni erën e sqetullave
Nuk është djersa që i bën sqetullat tuaja të mbajnë ere, mirëpo bakteret që zhvillohen në to.
Kështu, lagni një copë pambuku, vendosni pak sodë buke dhe pastroni sqetullat me të. Soda mbyll poret dhe nuk lejon mikrobet të hyjnë brenda.