Shëndetësi
Ja si ta zvogëloni lukthin
Lukthi është organ muskulor, elastik dhe kur në të dërgojmë sasi të madhe të ushqimit ose lëngje, ai zgjerohet në mënyrë që të qëndrojë gjithç- ka që keni dërguar.
Pasi ajo që keni konsumuar të kalojë përmes lukthit dhe ta vazhdojë rrugën drejt tretjes, lukthi fillon të zvogëlohet, përkatësisht të kthehet në madhësinë normale. Po qe se pyeteni nëse lukthi mund të zgjerohet ose të zvogëlohet varë- sisht rreth asaj që konsumojmë, përgjigjja është: teprimi me ushqim nuk e zgjeron gjithmonë lukthin, trasmeton gazeta Kosova Sot
Mirëpo, disa studime tregojnë se konsumimi i zvogëluar i ushqimit me kalimin e kohës pakëson kapacitetin e lukthit. Pra, nuk është e vërtetë se lukthi rritet ose zvogëlohet, porse rritet ose zvogëlohet elasticiteti i tij. Fakti më i mirë për këtë është se personat me mbipeshë nuk kanë lukth më të madh se personat e dobët. “Lukthi i thatë si organ gjithmonë e ka madhësinë e njëjtë me një kapacitet prej 75 mililitra. Por, është elastik si balon dhe mund ta dyfishojë kapacitetin e tij”, thonë ekspertët. Nëse dëshironi ta zvogëloni elasticitetin e tij, me rëndësi është mos ta teproni me ushqim dhe të konsumoni më pak kalori.