Lajme
Jeta në shtëpizën e kalbur me frikën nga minjtë dhe gjarpërinjtë (Video)
Ndonëse disa herë u janë drejtuar institucioneve komunale të Pejës që të gjejnë zgjidhje për banim, familja e Gazmend dhe Shpresa Krasniqit, që jeton në rrugën “Iliaz Pashë Dibra”, vazhdon jetën në barakën ku uji depërton në çdo cep sa herë që bie shi. Sikur të ishte pronë e tyrja shtëpiza e drunjtë ku jeton, familja e çiftit Gazmend dhe Shpresa Krasniqi do të ishte më e lumtura në botë. Ndonëse disa herë u janë drejtuar institucioneve komunale të Pejës që të gjejnë zgjidhje për banim, familja Krasniqi që jeton në rrugën “Iliaz Pashë Dibra” vazhdon jetën në barakën ku uji depërton në çdo cep sa herë që bie shi. Meqë nuk kanë as pronë të veten as të ardhura, Shpresa, e zonja e “shtëpisë”, shpreson shumë që dikush do t’u dalë në ndihmë dhe më në fund dy fëmijët e saj do ta bëjnë gjumin rehat
‘Jeta’ by LajmeFlash