Connect with us

Kastraveci është aq i shëndetshëm saqë nuk do të besoni se si ua ndryshon jetën

Shëndetësi

Kastraveci është aq i shëndetshëm saqë nuk do të besoni se si ua ndryshon jetën

Nëse mendoni se kastravecët janë destinuar vetëm për sallate apo si ilaçe bukurie, atëherë bëhuni gati të befasoheni.

Telegrafi i sjell më poshtë disa fakte të të mirave shëndetësore që i kanë kastravecët në trupin tonë.

Kastraveci e shëron dhimbjen e kokës pas një nate me alkool

Nëse keni pirë shumë alkool dhe brengoseni sepse do të shkoni nesër herët në punë, atëherë mos keni merak dhe vetëm hani disa rriska kastravecë. Kastraveci ka vitaminë B dhe elektrolite që e kontrollojnë intensitetin e dhimbjeve të kokës, e gjithashtu kastravecët e hidratojnë trupin dhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave.

Heq erën e keqe të gojës

Era e keqe e gojës shkaktohet nga bakteret që gjenden në gojë. Për t’i vrarë këto baktere, thjesht vendosni disa rriska kastravecë në gojë dhe do ta shihni efektin magjik brenda një kohe shumë të shkurtë.

Menaxhon shqetësimin

Një kastravec në ditë, mban shqetësimin larg. Si ndodh kjo?

Kjo thjesht ndodh sepse kastraveci është i pasur me vitaminë B1, vitaminë B5 dhe vitaminë B7, e që të gjitha këto i lehtësojnë ndjenjat tona të shqetësimit.

I bën flokët më të fuqishëm dhe të bukur

Kastravecët janë të pasur me silic, sulfur sodiumi, fosfor dhe kalcium. Të gjitha këto luajnë rol vital në rritjen e flokëve dhe përmirësimin e forcës së tyre.

Prandaj, pini një gotë me lëng kastraveci çdo ditë nëse dëshironi flokë më të shëndetshme.

Ndihmon në humbjen e peshës

Nëse jeni në dietë apo program për menaxhimin e peshës, atëherë kastraveci mund të jetë miku juaj më i mirë.

Kastraveci ka përqindje të lartë të fibrave të tretshëm dhe ka pak kalori. Një gotë me rriska të kastravecit ka vetëm rreth 16 kalori.

Futni kastravecët në dietën tuaj për të pasur rezultate më të shpejta.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top