Connect with us

Katër mënyra të përdorimit të hudhrës për hipertensionin

Shëndetësi

Katër mënyra të përdorimit të hudhrës për hipertensionin

A vuani nga hipertensioni? A keni dikë të afërm që ka telashe me shtypjen e gjakut? Ekziston një ilaç shtëpiak që ia vlen ta keni në mendje – hudhra. Falë saj mund të reduktoni kolesterolin e keq dhe ta rregulloni shtypjen e lartë të gjakut, transmeton gazeta Kosova Sot.

Hudhra si zëvendësim për kripën

Alicina është enzimë mjekësore e pranishme në hudhër, e këto enzima ofrojnë veti të shumta shëruese, sidomos për zemrën. Mos harroni se hudhra është një nga antibiotikët më të fortë natyralë. A dëshironi ta eliminoni kripën nga ushqimi juaj duke e zëvendësuar me “kripën e hudhrës”

Udhëzimet:

Është shumë e thjeshtë. Qërojeni hudhrën dhe e vendosni në vaj ulliri dhe e skuqni në një tigan. Kur të ketë ngjyrë të artë, ndaleni temperaturën. Më pas i vendosni në një kavanoz prej qelqit. Sa herë që dëshironi që shujta juaj të jetë më e shijshme, vetëm e shtrydhni pak hudhrën.

Image

Konsumojeni hudhrën në stomak të zbrazët

Është folur shumë rreth konsumimit të hudhrës në stomak të zbrazët. Kjo është një mënyrë e mirë për ta rregulluar shtypjen e gjakut dhe të luftoni shumë sëmundje të tjera. E pastron mëlçinë, lufton lodhjen fizike dhe parandalon infeksionet. Do të ishte ideale të konsumoni dy thelpinj të hudhrës porsa të jeni zgjuar së bashku me një gotë ujë. Ndoshta në fillim do të jetë paksa e pazakontë, por vetitë shëruese do t’i ndjeni pas vetëm njëzet ditësh. Nëse brengoseni për aromën në gojë, vetëm konsumoni lëng limoni apo përtypni një gjethe të mentës.

Image

Hudhra e marinuar në vaj ulliri

Lexo edhe  Motrat më të bukura në botë, Gigi dhe Bella si dy “karamela” (Foto)

Ju sigurojmë se kjo është shumë e shijshme. Konsumimi i hudhrës së marinuar në vaj ulliri është një ilaç antik që ju ndihmon në reduktimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Çfarë ju nevojitet:

20 kokë të hudhrës, të qëruara;

Një litër vaj ulliri;

Një kavanoz prej qelqit.

Si ta përgatisni:

Së pari qëroni thelpinjtë dhe i ndani në gjysmë. Tani duhet të mbushni kavanozin me hudhrat dhe me vajin e ullirit. Përmbajtjen duhet ta lini të qëndrojë për tri javë para se ta përdorni vajin e hudhrës. Për të pasur efekt më të shpejtë në rregullimin e shtypjes së gjakut, me këtë vaj të lyeni dy rriska bukë dhe t’i hani çdo ditë.

Image

Çaji nga hudhrat

I shijshëm! Çaji i përgatitur nga hudhrat është një ilaç tjetër antik i përdorshëm për shëndetin e zemrës, për të humbur në peshë, për t’i luftuar infeksionet dhe për të ngadalësuar plakjen e parakohshme. Do të ishte shumë i dobishëm nëse këtë çaj e konsumoni në stomak të zbrazët, ose 20 minuta pas drekës.

Përbërësit:

Një thelb të hudhrës;

Një gotë ujë;

Pak xhenxhefil të gërryer;

1 lugë lëng limoni;

Një lugë mjaltë.

Udhëzimet:

Filloni duke vluar ujin. Kur të vlojë, shtoni thelbin e hudhrës, të cilin paraprakisht e keni shtypur, xhenxhefilin e copëtuar dhe mjaltin. E përzieni dhe e lini të zihet edhe për 20 minuta. E përzieni dhe më pas e pini.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top