Connect with us

Keku i Vitit të Ri (Vasilopita)

Shëndetësi

Keku i Vitit të Ri (Vasilopita)

Nëse dëshironi të përgatisni një kek sipas traditës greke, duke i vënë edhe një monedhë brenda, atëherë kjo është koha më e mirë për ta përgatitur.

Përbërësit:

500 gr miell

3 lugë të vogla pluhur pjekës

5 vezë

Pak kripë

400 gr sheqer

250 gr gjalpë

1 lugë të vogël kanellë

1/2 lugë të vogël karafil

2 vanilje

Lëkurë portokalli e grirë

120 gr lëng portokalli

1/2 lugë e vogël sode

120 gr qumësht

80 gr konjak

200 gr arra të grira

 

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në 170 gradë. Rrahim të bardhat e vezës bashkë me kripën derisa të bëhen marengë. Në mikser rrahim gjalpin me sheqerin për pak minuta derisa të bëhen kremozë. Shtojmë kanellën, karafilin, vaniljen dhe lëkurën e portokallit.

Më pas një nga një shtojmë të verdhat e vezës. Hedhim sodën tek lëngu i portokallit dhe këtë e shtojmë tek masa që kemi përgatitur më lartë. Vazhdojmë duke shtuar në mikser miellin, qumështin dhe konjakun. Në fund hedhim arrat e grira dhe marengën.

Në një tavë me diametër 30 me 32 cm të cilën e kemi lyer me gjalpë hedhim brumin dhe i vendosim një monedhë sipas dëshirës. E pjekim për 1 orë. Për ta provuar që është pjekur e provojmë me një thikë. Nëse thika është e thatë atëherë Vasilopita është gati. E kthejmë përmbys në një pjatë dhe i hedhim sipër bajame të pjekura ose sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!/Shije.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top