Connect with us

Keni këso lloj gungash në qafë ose pas veshit? Atëherë duhet ta lexoni këtë

Shëndetësi

Keni këso lloj gungash në qafë ose pas veshit? Atëherë duhet ta lexoni këtë

Cistat epirdermoide janë dukuri relativisht e zakonshme për shumë njerëz. Disa i referohen cistave epidermoide si cista dhjamore, por kjo është gabim. Sipas klinikës Mayo, cistat dhjamore vërtetë janë të rralla dhe origjinën e kanë nga gjëndrat dhjamore.

Zakonisht pa dhimbje, cistat epidermoide shpesh nuk kërkojnë trajtim. Megjithati, nganjëherë infeksioni ose paraqitja e tyre mund të çojë deri në kërkimin e një mënyre për largimin e tyre.

Ndërsa sigurisht që ka mënyra mjekësore për të trajtuar këto cista, shumë njerëz zgjedhin një mënyrë natyrale për shërimin e tyre, transmeton lajmi.net

Aloe Vera

Aloe Vera ka qenë prej kohësh dhe ende përdoret si një agjent qetësues i lëkurës. Ju mund të aplikoni direkt tek cista për rezultate më të shpejta ose ju mund të pini lëng Aloe Vera.

Uthulla e mollës

Acidi acetik që gjendet në uthull të mollës është një agjent i dobishëm në luftën kunder cistave. Ai punon për të mbrojtur lëkuren nga bakteret dhe vret infeksionet. Aplikojeni direkt uthullën e mollës në zonat e infektuara dhe mbuloni me një fashë. I njëjti proces duhet të kryhet për disa javë. Cista do të thahet dhe do të zhduket, ndërsa pastaj zona duhet të mbahet e pastër që lëkura e re të zhvillohet brenda jave.

Qumështi

Qumështi është një tjetër mundësi për heqjen e cistave. Thjesht aplikojeni qumështin në vendin e cistës me anë të një pambuku. Me përdorim të përsëritur, cista do të reduktojë madhësinë dhe do të shërohet shpejtë.

Mjalti

Mjalti është dëshmuar të jetë një aleat i madh i lëkurës dhe gjithashtu ndihmon në heqjen e cistave. Vendos mjaltin direkt në zonën e infektuar dhe mbuloni me një leckë gjatë natës. Aplikimi i rregullt siguron shërim të shpejtë.

Vaji i Kastorit:

Ky vaj bën reduktimin e menjëhershëm të madhësisë së cistës, madje shpesh edhe brenda natës. Aplikojeni në zonën e infektuar në mënyrë të përsëritshme dhe zhdukni cistat.

Është me rëndësi të këshilloheni me dermatologun tuaj për metodat alternative që vendosni t’i aplikoni.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top