Connect with us

Këto ushqime nuk duhen përzier me ilaçe

Shëndetësi

Këto ushqime nuk duhen përzier me ilaçe

Janë ushqime që në fakt i hamë përditë, që janë të ushqyeshme, por mund të jenë edhe shumë të dëmshme kur përdoren njëkohësisht me qetësues apo ilaçe të tjera.

Shumë prej këtyre kombinimeve mund të jenë fatale. Marrja e ushqimeve mund ta bllokojë ose shpejtojë efektin e ilaçeve. Këto ushqime pengojnë tretjen, bllokojnë shpërbërjen dhe imitojnë veprimin e ilaçit.

Ja tre ndërveprimet më të zakonshme të ushqimit me ilaçet

1. Portokalli i kuq

Portokalli i kuq përmban një përbërës që mund të bllokojë shpërbërjen e shumë medikamenteve në organet e brendshme, përfshi disa, por jo të gjitha, ilaçet për uljen e kolesterolit, (statinat), antidepresivët, ilaçet e migrenës, holluesit e gjakut, ilaçet e tensionit dhe ilaçet e diabetit.

Por jo të gjitha agrumet duhet të kufizohen, apo të shmangen. Vetëm portokallet e Seviljes, kanë një efekt të ngjashëm, edhe kur përdoren si marmelatë. Portokalliet e tjera janë në rregull. Kufizim do të thotë të mos konsumosh as një gjysmë portokalli i kuq.

2. Zarzavate me gjethe të gjelbra/perime

Këto ushqime janë të pasura me vitaminën K dhe mund të ndërhyjnë me veprimin e disa holluesve të gjakut. Holluesit e gjakut merren për të parandaluar mpiksjen, ndërsa vitamina K promovon koagulimin e gjakut. Ndaj duket mbajtur parasysh që të përdoren në sasi të kufizuara. Është mirë që një dietë ditore të përshkruhet edhe nga doktori juaj, për shembull, në lidhje me sallatën apo brokolin që duhet të përdorni. Mbani mend këtë dozë në mënyrë që holluesit e gjakut që ju merrni të kenë efekt.

3. Produktet e qumështit/suplementet e kalciumit

Produktet e qumështit mund të ndërhyjnë në procesin e përthithjes së disa antibiotikëve dhe suplementeve të hekurit. Prandaj mos i merrni së bashku. Ndërkohë që kalciumi që gjendet në produktet e qumështit, është I dobishëm për shëndetin. Megjithatë, mos e teproni me marrjen e shtesave të kalciumit, ndërkohë që merrni disa ilaçe anti-refluks, që janë të pasura me kalcium, sepse trupit tonë i duhen 1000 – 1200 mg kalcium në ditë, por jo më shumë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top