Connect with us

Konsumimi i vezëve i rëndësishëm gjatë shtatzënisë

Shëndetësi

Konsumimi i vezëve i rëndësishëm gjatë shtatzënisë

Për vite të tëra veza ka qëndruar jashtë menusë për shumë njerëz, kjo për frikën e salmonelës apo për shkak se veza ngre nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore thotë që vezët janë të mira veçanërisht për gratë shtatzëna për shkak të vlerave ushqyese dhe kolinës që mbartin, këto elemente e bëjnë fëmijën më të zgjuar. Veza është shumë e këshillueshme të konsumohet nga gratë shtatzëna sepse zhvillon sistemin nervor qëndror të fëmijës në barkun e nënës.

Vlerat ushqyese të gjendura në vezë janë gjithashtu të rëndësishme për trurin, palcën kurrizore, për të rritur aftësinë njohëse etj. Marrja e sasive të larta të kolinës gjatë tre muajve të dytë të shtatzanisë është e lidhur me zhvillimin e kujtesës vizuale tek fëmijët.

Kolina është klasifikuar shpesh në kompleksin e vitaminave B sepse ka funksione të ngjashme. Ajo u njoh zyrtarisht si lëndë ushqyese nga Instituti Amerikan i Mjekësisë në 1998, dhe rekomandohet të konsumohet 425 mg në ditë. Veza është gjithashtu e pasur me proteina të domosdoshme.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top