Shëndetësi
Konsumojeni lëngun e limonave të zier për efekte të jashtëzakonshme
Është shumë e rëndësishme si e nisni ditën, për të pasur një jetë të shëndetshme.
Konsumimi i ujit të vakët me limon në mëngjes është tashmë një rutinë e njohur për shumë persona.
Por konsumimi i ujit të vakët me limon nuk nxjerrë më të mirat e limonit, përfshirë edhe pjesën e brendshme dhe lëvoren e limonit, transmeton Klan Kosova.
Por nëse ju zieni limonin pa e shtrydhur lëngun, do të mund të merrni më të mirat e limonit.
Përbërësit:
6 limonë
Mjaltë
600 ml ujë
Si ta përgatisni këtë eliksir?
Preni limonët në gjysmë dhe vendosni në ujë. Zieni ujin për 3 minuta, më pas lëreni të ftohet për 10 deri 15 minuta. Më pas largoni limonët nga uji, dhe konsumojeni lëngun.
Sasia e ujit që ka mbetur vendoseni në një shishe ose enë qelqi. Nuk keni nevojë që ta nxehni ujin çdo mëngjes, mund ta konsumoni edhe të ftohtë.
Shënim: Mjaltin mund ta shtoni vetëm për shije!
Përparësitë:
Kontrollon metabolizmin dhe ndihmon tretjen.
Pastron helmet nga trupi
Balancon nivelin pH në organizmin tuaj
Pastron lëkurën që të duket bukur
Rifreskon frymëmarrjen tuaj
Ndihmon në humbjen e peshës
Forcon imunitetin tuaj, ju jep energji
Përmirëson disponimin tuaj dhe largon stresin