Connect with us

Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!

Shëndetësi

Kontrolloni duart për ndonjë shenjë të mundshme të kancerit!

Duart tona janë pjesë e trupit tonë të cilat i përdorim tepër shumë gjatë ditës. Ne kapim gjëra me to, i lëshojmë, i flasim të tjerëve për dore dhe i ndotim pothuajse me gjithçka.

Dhe për të mirën e shëndetit tuaj, ju duhet t’i lani ato shumë shpesh dhe nganjëherë të vendosni edhe krem antibakterial.

Por, çfarë nëse ato bëhen shumë të thata, aq të thata sa që as kremi nuk kryen punë? Çfarë ndodh kur keni dhimbje aq shumë në duar sa që mendoni se keni artritin? Përveç këtyre dy mundësive,  duart tona mund të shfaqin edhe shenja të mundshme të kancerit.

1. Lëkurë e thatë ose e çarë në duar
Një studim i fundit i kryer nga shkencëtarë britanik thotë se duart tregojnë shenja të mundshme të kancerit, nëse i shikojmë ato me kujdes nga afër.

Edhe pse është normale për duart tona që të bëhen të thata për shkak të përdorimit të tyre në kushte të këqija dhe për shkak të motit, nëse tharja vazhdon të jetë prezent edhe pasi t’i keni lyer me krem, ky është një indikacion se duhet të shkoni tek mjeku, transmeton Gazeta Express.

Një tjetër indikator është shfaqja e pikave me ngjyrë të ndryshme nga lëkura, nën apo mbi pëllëmbë. Kjo do të thotë se ju keni diçka më serioze se sa vetëm një problem të thjeshtë.

2. Duar të ënjtura
Kanceri e bën trupin tuaj që të ënjtet dhe gjithashtu ndikon në çrregullim gjeneral. Nëse përjetoni ënjtje në duar, ju duhet të konsultoheni me një mjek sa më shpejtë.

3. Dhimbje në duar
Ju mund të keni dhimbje në duar për shumë arsye të ndryshme, si lëndimi, artriti ose dhimbje të përkohshme për shkak të ndonjë arsyeje tjetër. Por, kur dhimbja vazhdon të përsëritet shpesh pa u lënduar ose ndryshon dhe fillon të shfaqë simptoma të tjera, atëherë është diçka më serioze.

Një indikator mund të jetë edhe kanceri, i cili shkakton dhimbje në organe të ndryshme të trupit, duke përfshirë duart.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top