Shëndetësi
Krem spinaqi me djathë, receta që duhet ta provoni patjetër këto ditë
Spinaqi është një burim i pasur me acide yndyrore omega 3.
Ju mund t’i përftoni ato nëpërmjet kësaj recetë shumë të shëndetshme. Ja se si ta përgatisni…
Përbërësit:
300 gram spinaq
1 ¼ gotë krem pana (ajkë qumështi)
¼ gotë gjalpë
2 lugë gjelle hudhra të copëtuara
3 lugë gjelle qepë të copëtuara
200 gram djathë pice
½ gotë djathë parmixhan
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosni një tigan të madh në temperaturë mesatare. Shtoni spinqin e pastruar dhe gatuajeni për disa minuta.
Më pas largojeni nga tigani dhe kullojeni mirë.
Shkrini gjalpin në një tigan dhe shtoni në të hudhrat dhe qepët e copëtuara. Skuqini për rreth 5 minuta.
Shtoni spinaqin dhe kremin pana. Spërkateni me djathin e picës derisa të shkrihet plotësisht.
Më pas hidhni edhe djathin parmixhan, pak kripë dhe piper dhe përziejini mirë. Shërbejeni të ngrohtë.