Shëndetësi
Kremi që zhduk rrudhat poshtë syve, mund ta përgatisni shumë lehtë në shtëpi
Mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e parakohshme të rrudhave në fytyrë është të hiqni dorë nga zakonet e këqija që shkaktojnë plakje të parakohshme, të shmangni ekspozimin për orë të gjata në diell, përdorni krem kundra diellit dhe ushqehuni shëndetshëm.
Më poshtë do të gjeni një krem për fytyrën me vetëm 3 përbërës që do t’ju ndihmojë të largoni rrudhat poshtë syve.
3 përbërësit janë: vitamina E, vaj trumze dhe kokosi.
Vitamina E është një antioksidues fantastik që mund të ndihmojë në luftimin e radikaleve të lira që dëmtojnë lëkurën.
Ndërsa vaji i trumzës është një antioksidues dhe anti-inflamator që është përdorur për ta mbajtur lëkurën elastike me kalimin e moshës.
Përbërësit:
2 kapsula me vitaminë E
2 pika vaj trumze
1 lugë çaji vaj kokosi
Përgatitja:
I përzieni të tre përbërësit dhe masazhoni pjesën përreth syve, duke u kujdesur që të mos keni asnjë kontakt me sytë. Trajtimin bëjeni 1-2 orë para se të flini gjumë. Të nesërmen e lani fytyrën si zakonisht.