Shëndetësi
Kur duhet të pini ujë për të humbur në peshë
Një studim i ri botuar në revistën “Obesity”, ka zbuluar se të pish ujë para ushqimit ndihmon të humbni në peshë.
Studimi ka marrë në shqyrtim 84 të rritur obezë, 41 prej të cilëve pinë rreth 0.5 litër ujë natyral para ushqimit. Është interesante të vërehet se grupi i parë humbi në peshë me një mesatare prej 1.3 kg më tepër se të tjerët.
Gjatë 12 javëve, ata të cilët pinë ujë para se të hanin në të tre vaktet kryesore të ushqimit, humbën në peshë me një mesatare prej 4.3 kg, ndërsa ata që pinin vetëm njëherë në ditë para se të hanin ose aspak, patën një humbje në peshë mesatarisht prej 0.8 kg.
Por, përveç humbjes në peshë, pirja e ujit ka edhe përfitime të tjera. Uji e mban lëkurën të shëndetshme, i bën zorrët të lëvizin më lehtësisht dhe muskujt të marrin energji.
Ju gjithashtu mund të merrni sasinë e nevojshme të masës së lëngshme edhe nga supa, perimet dhe frutat. Ndërsa duhet të keni parasysh se alkooli dhe kafeja veprojnë si diuretikë, të cilët e nxjerrin ujin jashtë trupit.