Shëndetësi
Kur nuk mund të ndërpritni lemzën: Doktorët zbulojnë metodën e cila arrin sukses brenda një sekonde!
Të gjithë i dimë dy “ilaçe” të vjetra për lemzën – një gotë ujë apo mbajtjen e frymës, mirëpo ato nuk kanë sukses gjithmonë.
Lemza është dukuri jashtëzakonisht e pakëndshme, e cila shfaqet për shkak të ngërçeve të pavullnetshëm të diafragmës, të cilat mbyllin kordat e zërit dhe çojnë në atë “hik” të pakëndshëm, i cili, ndonjëherë, as me gjithë angazhimin dhe truqet, nuk do të pushojë.
Të gjithë dimë për dy “ilaçe” të vjetra për lemzën – një gotë ujë apo mbajtjen e frymës, mirëpo ato vetëm ndonjëherë kanë sukses, sepse për ndërprerjen e lemzës më e rëndësishme është të dini shkaktarin.
“Ngrënia e tepërt e ushqimit, refluksi i lukthit, alkooli,madje edhe stresi mund të jenë shkaktarë të lemzës”, shpjegon doktor Alex Roher, përcjell Telegrafi.
Për të ndërprerë në afat sa më të shkurtër lemzën, mjekja Michelle McOmber rekomandon disa truqe të cilat kanë sukses brenda një sekonde:
– Gëlltiteni një rriskë të vogël buke të thekur
– Prekni ngadalë pjesën e pasme të fytit me bishtin e lugës apo të brushës së dhëmbëve
– Përpini një lugë të vogël sheqer
“Çdo gjë që bëni, bëjeni me kujdes dhe lemza do të pushojë menjëherë”, këshillon McOmber.