Connect with us

Kurrë mos i zini besë çadrës së plazhit! Ja arsyeja

Shëndetësi

Kurrë mos i zini besë çadrës së plazhit! Ja arsyeja

Nëse mendoni që jeni të mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit, pasi që jeni ulur nën çadër dielli apo jeni futur nën kurorën e pemëve, gaboni edhe në këtë mënyrë trupin tonë mund ta sulmojnë sasi të konsiderueshme të rrezeve ultraviolete.

Kjo ndodh për shkak që rrezatimi i rrezeve infra të kuqe të diellit deri në lëkurën tonë arrin në dy mënyra:

– Drejtpërdrejt, si rrezatim diellor.

– Indirekt, si rrezatim i cili është refuzuar nga sipërfaqja siç janë rëra, betoni, madje edhe xhamat.

Kur ulemi nën çadrën e diellit apo nën tendë, sasia e madhe e rrezeve ultraviolete të cilën e marrim është indirekte. Freskia është gjë e mirë, mirëpo larg nga ajo e përsosura, transmeton Telegrafi.

Nëse mbështeteni vetëm në këtë, do të befasoheni dukshëm në fund të ditës. Madje edhe kur çadra e diellit të jetë bërë nga materiali i cili 100 për qind mbron nga rrezet ultraviolete, në rastin më të mirë mund ta përgjysmoni sasinë e rrezeve të dëmshme të cilat arrijnë deri te ju.

Kjo ndodh kështu për shkak se çadra e diellit bllokon vetëm direkt rrezet ultraviolete dhe vetvetiu është efikase sikur kremi me faktorin mbrojtës 2.

Nëse çadra e diellit në plazh është e rrethuar me ujë dhe me rërë, mbrojtja të cilën e ofron është edhe më e ulët, thotë Terry Slevin, drejtor i Organizatës për Mbrojtjen nga kanceri në Ëashington.

Mirëpo, ekspertët nuk thonë që nuk do të duhej t’i përdornim çadrat e diellit, sepse çfarëdo forme e mbrojtjes është më e mirë se të mos i përdornim.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top