Connect with us

Lajmi i fundit: Ekzekutohet në Mitrovicë politikani i njohur serb

Lajme

Lajmi i fundit: Ekzekutohet në Mitrovicë politikani i njohur serb

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Mitrovicës dhe diplomacitë kosovare e serbe gjatë mëngjesit të ditës së sotme, pasi në pjesën veriore të qytetit, është ekzekutuar me armë zjarri politikani serb Oliver Ivanoviç.

Politikani i njohur i serbëve të Kosovës dhe lideri i iniciativës “Liri,  Demokraci, Drejtësi” është qëlluar me tre plumba nga persona ende të paidentifikuar, para zyrës së tij. 63-vjeçari është transportuar menjëherë drejt spitalit të Mitrovicës por nuk ia ka dalë t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, ndërsa bëhet e ditur se  është gjendur një makinë e djegur, e cila mund të jetë përdorur nga autorët për atentatin.

Ndonëse është cilësuar si  një ndër politikanët serbë më të moderuar në Kosovë, përshtypjet për të do të ndryshonin rrënjësisht pasi në vitin 2016, gjykata e shpalli Ivanoviçin si fajtor për vepërn “Krime lufte kundër popullatës civile”, lidhur me një masakër të ndodhur në Mitrovicë në periudhën e luftës. Ai u dënua me 9 vite burg, por një vit pas gjykimit, masa ndaj tij u shndërrua në arrest shtëpie, ndërsa në vitin 2017, atij iu dogj makina në qendër të qytetit.

Nuk dihet ende nëse ekzekutimi i tij ka të bëjë me masakrën e Mitrovicës, ndaj pritet që hetimi të zbardhë shkaqet e ngjarjes së rëndë që mund të sjellë një përkeqësim të marrëdhënies mes Kosovës e Serbisë. Burimi: Gazeta Express

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top