Lajme
LAJMI I FUNDIT: Rrahet brutalisht Arbana Xharra (Foto)
E sapoaderuara në Partinë Demokratike të Kosovës, znj. Arbana Xharra është rrahur sonte brutalisht në një parking në Prishtinë
Rrahja ka ndodhur sonte në parkingun para banesës së saj në Prishtinë dhe vije pak ditë pasi Arbana ishte cak i militantëve të partisë Vetëvendosje për aderimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.
Arbana ka qenë vazhdimisht e sulmuar prej militantëve të kësaj partie, të cilët kanë vazhduar sulmet verbale kundrejt saj.
E tërë ngjarja ka ndodhur në një parking në Prishtinë ku znj. Xharra është rrahur keq.
Ende nuk ka informacione për të dyshuarit që kanë mundur ta sulmojnë anëtaren më të re të Partisë Demokratike të Kosovës.
Arbana edhe më parë ka qenë cak i sulmeve.
Para disa muajve ajo kishte gjetur mbishkrime para banesës së saj me ngjyrë të kuqe.
Znj. Arbana Xharra për momentin është duke u trajtuar në Qëndrën Klinike Universitare në Prishtinë. /GazetaExpress/