Lajme
Lista me emrat/ 709 shqiptarët më të kërkuar nga policia
Gjithnjë është intriguese të dish se ç’karakteristika mund të ketë një kriminel dhe informacione të mëtejshme për të.
Por në Shqipëri është e lehtë ta identifikosh një “kriminel”, ai ka një fytyrë të përvuajtur, shpeshherë të lodhur, nëse kanë vjedhur detyrohen nga skamja, nëse shesin ilegal është sërish varfëria ajo që i detyron, nëse vrasin ndodh nga arsimimi i keq i këtij populli sepse ende vritet për arsye banale, nëse kapen në kufi ose jashtë vendit pa dokumente po ashtu për t’i shpëtuar varfërisë kanë ikur. Përgjithësisht këta quhen kriminelë në Shqipëri dhe jo për të justifikuar sjelljen e tyre, megjithatë politika më të mira mund të eliminojnë shumë krime të këtij lloji në këtë vend.
Shumë rrallë ndodh që “kriminel” të quhet ndonjë zyrtar me kollare që mund të ketë vjedhur miliona, mund të ketë hedhur qindra firma për miratime të paligjshme, e kështu me radhë.
Policia e Shtetit ka publikuar në sajtin e saj zyrtar 709 persona që akuzohen për vepra të ndryshme penale dhe janë me foto (në shumicën prej tyre), emër, mbiemër, vend dhe datë lindje dhe dënimin përkatës po ashtu.
Bravo! Goxha personazhe për të maskuar kriminelët e vërtetë të këtij vendi.
Më poshtë lista me disa prej tyre.