Shëndetësi
MBRETËRESHË E IMUNITETIT TË FUQISHËM: Kjo bimë vret dhembjet dhe viruset
Kjo është bima më e njohur për veprim antibakterial dhe antivirusal, por përdoret edhe për forcim të sistemit imunitar si njëri ndër imunostimulansit më frytdhënës.
Rudbekia e kuqe (Echinacea purpurea) apo pupëza janë emra të tjerë të bimës echinace, të cilat indianët e Amerikës Veriore i kanë përdorur tradicionalisht, bashkë me rrënjët, për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, posaçërisht plagëve, lëndimeve, infeksioneve dhe gjendjet inflamatore të organizmit, transmeton Telegrafi.
Echinacea ka një histori të gjatë në trajtimin e infeksioneve respiratore. Ekspertët ende nuk e kuptojnë plotësisht se si vepron echinacea saktësisht, por e dinë që ajo e përshpejton shërimin nga gripi dhe i lehtëson ndjeshëm simptomat.
Echinacean duhet të filloni ta merrni në shenjat e para të gripit dhe ftohjes. Merrni rreth 900 miligramë në ditë, por ndajeni në 3 doza.
Echinacea nuk duhet të merret nga fëmijët, gratë shtatzëna apo ato që kanë foshnja në gji. Gjithsesi duhet të konsultoheni me mjekun para fillimit të konsumimit.
E quajtur ndyshe si “Bima e Shëndetit”, Echinacea sot është bima më e njohur me efekt antibiotik dhe antivirusal, dhe përdoret për forcimin e sistemit imunitar si një nga imunostimulantët më të fortë.
Mjekësia popullore e përdor për shërimin e organeve dhe rrugëve të frymëmarrjes, të sëmundjeve të sistemit urinar, sëmundjeve të lëkurës, veshit, sistemit imunitar, infeksioneve, karcinomës, ndezjeve të ndryshme, plagëve, imunitetit të dobët, tumoreve, pickimit të insekteve, kafshimit të merimangës, lodhjes, dhimbjeve të dhëmbit, si dhe për rigjenerimin e qelizave gjegjësisht pastrimin e gjakut dhe organizmit.
Hulumtimet laboratorike të bëra në minj dëshmojnë vlerat e mëdha shëruese të echinacesë në shërimin e rritjes abnormale të qelizave, tumoreve, leukemisë (parandalon qelizat karcinome), etj.
Echinacea nuk preferohet tek sëmundjet autoimune, skleroza multiple apo AIDS-i.
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në përzgjedhjen e suplementeve me echinacea. Disa suplemente përmbajnë një përqindje shumë të vogël të echinaceas.
Gjithsesi duhet të kontrolloni që suplementet echinacea të mos përmbajnë metale të rënda, mikrobe dhe pesticide.